Godasin këmbësoren dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një këmbësore është goditur nga një automjet në rrugën “Shpetim Robaj”, në Prishtinë.

Lajme

05/11/2018 15:55

Gjatë ditës së sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, rreth orës 14:00, ka ndodhur një aksident trafiku, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasjes së veturës dhe fillimisht ngasësi kishte goditur një veturë, pastaj në trotuar kishte goditur një këmbësore 52-vjeçare dhe ë pas kishte goditur edhe një tjetër veturë e cila ishte e parkuar.

Sipas Policisë, 52-vjeçarja është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK, raporton lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Automjeti Golf 4, është konfiskuar për ekzaminim nga ana e policisë, ndërkohë që personat që kanë qenë në automjet, përfshirë edhe ngasësin janë larguar nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/