Goal: Scholes, mesfushori më i mirë në historinë e Premier Ligës
Në një sondazh të bërë nga faqja më e madhe sportive në botë, Goal.com, është raportuar se Paul Scholes është mesfushori më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Kampionatin Anglez.

Sport
Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, është shpallur nga vizitorët e goal.com, si mesfushori më i mirë në historinë e Premier Ligës.
Scholes arriti që të fitojë plotë 11 herë trofeun e Premier Ligës, gjatë 20 viteve të kaluara te skuadra nga Old Trafford.
Në vendin e dytë të kësaj liste është vënë legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, teksa në vendin e tretë është Frank Lampard.
Vendi i katërt dhe i pestë i takon Patrick Vieras respektivisht mesfushorit aktual të Cityt, Yaya Toures.