Gnabry vendos rekord – lojtari më i shpejtë në histori të Gjermanisë që prek kuotën e 10 golave

Serge Gnabry ka vendosur rekord të ri tek kombëtarja e Gjermanisë.

Sport

10/10/2019 13:31

Gnabry është bërë lojtari më i shpejtë që prek kuotën e 10 golave tek kombëtarja e Gjermanisë.

24 vjeçari pati një paraqitje mjaft të mirë kundër Argjentinës, ku nuk iu deshën shumë minuta që të linte gjurmën e tij.

Gnbary realizoi në 15 minutat e para, duke vendosur kështu një rekord të ri në skuadrën kombëtare, përcjell lajmi.net.

Ai është lojtari më i shpejtë që prek shifra dyshifrore në gola, duke shënuar 10 herë në 11 paraqitje.

Miroslav Klose ishte lojtari që mbante këtë rekord më herët, kur mbërrinte shifrën e 10 golave në 13 ndeshje me Gjermaninë. /Lajmi.net/