Gmail, Google Drive dhe Meet, dhe shërbime të tjera në internet duket se kanë ndalur së punuari

Google tha që ishte në dijeni që përdoruesit e saj kishin probleme dhe po punonte për të kuptuar shkakun e ndërprerjes.

Auto & Tek

20/08/2020 13:00

Disa përdorues janë në gjendje të ngarkojnë Gmail si normal dhe të tjerët mund të përdorin mesazhet e tyre, por nuk janë në gjendje t’i dërgojnë ato, transmeton lajmi.net.

Problemet e Google erdhën në të njëjtën kohë me çështjet në Slack, i cili tha se disa nga klientët e saj “mund të kenë probleme në ngarkimin e mesazheve të reja ose lidhjen me Slack”.

Ashtu si me ndërprerjen e Google, problemet nuk duket se prekin të gjithë përdoruesit e shërbimit. /Lajmi.net/