Gladbach refuzoi ofertën e Interit për Thuram gjatë verës

20:29 | 7 Tetor 2021

Borussia Monchengladbach hodhi poshtë një ofertë nga Interi për sulmuesin Marcus Thuram në verë.

Drejtori sportiv i Gladbach Max Eberl thotë se francezi gjithashtu e bëri të qartë se donte të qëndronte kur gjigantët italianë bënë të ditur interesin e tyre.

“Është e vërtetë që Interi tregoi interes të madh dhe kishte një ofertë shumë specifike,” tha Eberl për Bild.

“Por para së gjithash, Marcus nuk donte të largohej. Së dyti, ne shikuam ofertën, por nuk donim ta linim të shkonte. Pastaj ishte dëmtimi”, përfundoi Eberl. /Lajmi.net