Gladbach kërkon 30 milion euro nga Inter për Thuram

Inter po vazhdon të mendoj për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Romelu Lukaku i cili u largua në drejtim të Chelseas.

Sport

19/08/2021 18:28

Pas transferimit të Edin Dzekos, klubi italian dëshiron të sjell edhe një sulmues tjetër në skuadër.

Nga emrat e lakuar deri tani janë sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata, e së fundi është duke u përmendur edhe emri i sulmuesit të skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.

Siç raporton Fabrizio Romano, Inter dhe klubi gjerman janë në kontakte direkte për lojtarin, gjersa Atalanta nuk kanë interes për të larguar sulmuesin e tyre, Zapatan.

Sipas Romanos, klubi gjerman kërkon 30 milion euro nga Inter për sulmuesin 24-vjeçarin, dhe klubi italian do të vendosë së shpejti se çfarë do të bëj. /Lajmi.net