Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet në Suharekë, përballen Ballkani dhe Feronikeli

Pas gjysmëfinales së djeshme të Kupës mes Prishtinës dhe Drenicës, sot në Suharekë luhet çifti tjetër interesant.

Sport

03/06/2020 10:10

Lideri i klasifikimit, Ballkani, pret kampionin dhe fituesin aktual të Kupës, Feronikelin.

Edhe pse vendësit janë favoritë, në fushën e blertë pritet një luftë e madhe pasi që të dy ekipet duan medoemos kalimin në finale, për të ndjekur rrugën më të lehtë drejt Evropës.

Takimi do të sjellë edhe një sfidë mes dy trajnerëve ndër më të mirët në vend, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani.

Raportet mes dyshes janë acaruar pas deklaratave për fatin e kampionatit, i cili megjithatë do të vendoset në fushë.

Ballkani-Feronikeli fillon prej orës 16:00, kurse ndeshja e kthimit luhet pas 10 ditëve. /Lajmi.net/