Gjyshja tifoze e Man Cityt
Një plakë, tifoze e Manchester Cityt, ra në grackën e fëmijëve, të cilët u bënë sikur skuadra nga Etihad shënoi gol të hershëm ndaj West Hamit, derisa ajo nuk ishte në dhomë duke e shikuar ndeshjen. Reagimi i saj ishte i furishëm.
Sport
Me Manchester Cityn në nevojë të vetëm një pike për të siguruar titullin në Premierligë, javën e kaluar, tifozët e tyre shpresuan në një gol të hershëm për të ulur presionin.
Dhe, kur një tifoze e vjetër u largua nga dhoma e saj, ku po e shikonin ndeshjen, ajo sigurisht se u gëzua shumë kur dëgjoi fëmijët duke festuar, duke aluduar se City kishte realizuar.
Pasi u rikthye shpejt me shpresë se do të festojë për një gol të Cityt ndaj West Hamit, ajo mësoi se ishte zënë në grackë. City nuk kishte shënuar.
Shakaja nuk u mirëprit, dhe ajo reagoi ashpër. Plaka shpërtheu ndaj fëmijëve, dhe e tërë skena u xhirua.
City në fund fitoi 2:0 dhe e dini çka ndodhi më pas, gjyshja e festoi titullin.