Gjyshja ther nipin pesëvjeçar, sepse nuk ia dha telepilotin

Në Krasnoyarsk të Rusisë, gjyshja e ka qëlluar nipin me thikë në gjoks.

Fun

12/10/2015 17:23

Gruaja 51-vjeçare, që mbetet e paemëruar, është bërë e dhunshme kur nipi saj e ka vënë një kanal në televizor të cilin nuk ka dashur ta ndërrojë.

Ajo e ka marrë thikën e kuzhinës dhe e ka qëlluar nipin tri herë, për ta marrë telepilotin.

Për këtë veprim, Gjykata e ka dënuar atë me gjashtë vjet burg, duke marrë parasysh se ajo ka kriza nervore.

Në anën tjetër, djaloshi pesëvjeçar ka shpëtuar gjallë, por me mëlçi të dëmtuar. /Telegrafi/