Gjyshja që mashtroi gjithë Serbinë, me historinë e saj heroike! (Video)

Kur Serbia e kaplua nga përmbytjet, atje u shpërnda lajmi për një histori të jashtëzakonshme mbijetese. Një grua e moshuar e intervistuar nga mediat tha se kishte qëndruar për dy një ditë e dy netë në një degë të pemës, derisa erdhën ekipet e shpëtimit për ta ndihmuar. Por komshinjtë e saj thonë se e gjitha është gënjeshtër. 

Lajme

05/07/2014 17:52

E moshuara Slavna Laziq, kishte deklaruar se, për t’i shpëtuar fatkeqësisë, ajo u ngjit në një pemë, ku i kaloi një ditë dhe dy netë. Sipas saj, kur erdhën ekipet e shpëtimit, nuk u besonin syve se një njeri që peshon 120 kilogram, kishte mundur ta bënte atë. 

Ajo gjithashtu tha se ishte përballur edhe me probleme të plaçkitjes së shtëpisë. 

“Nipi im i kishte gjetur disa djem teksa po nxirrnin nga shtëpia jonë, mobilje, grurë dhe shumëçka tjetër. Ata e sulmuan atë dhe mezi shpëtoi gjallë”. 

Megjithatë, fqinji i saj, Markoviq duke folur për “B92”, jep një version tjetër, për lajmin i cili u bë histori heronjsh në Serbi. 

“Unë e njohë atë prej 40 vitesh, dhe ajo e shiti një gënjeshtër, të cilën e hëngrën mediat. Kjo grua nuk ishte në pemë kur vendi u vërshua, por qëndroi në shtëpinë e saj në Obrenovac, derisa erdhën shpëtimtarët për të na larguar nga aty. Ne qëndronim në dritare, e edhe ajo njëjtë sikurse ne, duke i pritur shpëtimtarët”, ka thënë komshiu i saj. 

E moshuara këtë histori del ta ketë dëgjuar nga një grua tjetër, e cila quhet Vesna Tesanoviq, e që vërtetë e kishte kaluar natën në një pemë të vogël.

“Kjo histori është dëgjuar nga Vesna Tesanoviq e cila erdhi me djalin e saj dhe tha se e kishte kaluar natën në një pemë të vogël. Historia ishte e veçantë dhe ajo u shpërnda në gjithë rrethin, të cilën më pas e vodhi gruaja e moshuar”, ka thënë fqinji i saj. (lajmi.net)