Gjyshja 92-vjeçe pjesëmarrëse në maratonë (Foto)

Një gjyshe 92-vjeçe nga Amerika, është futur në listën e grave më të vjetra që ka arritur të përfundojë shtegun e vrapimit në një maratonë.

Fun

01/06/2015 11:03

E buzëqeshura Harriete Thompson është duartrokitur nga mijëra përkrahës të saj, në momentin kur po kalonte vijën e finishit të maratonës “Rock n Roll” që është mbajtur në San Diego. Ajo e ka përshkuar shtegun për plotë 7 orë, 25 minuta dhe 36 sekonda.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Charlotte Observer”, Thompson ka deklaruar se ishte ndjerë “e mpirë për disa minuta” pas vrapimit, transmeton lajmi.net.

2

“Në një moment u lodha shumë, ishte diku kilometri i 21-të pasi po ngjitesha në një kodër të lartë. Në ato momente po mendoja me vete se ishte çmenduri fakti që në këtë moshë pranova të vrapoj. Por fatmirësisht duke zbritur poshtë kodrës gjërat u përmirësuan, pasi biri im Brenny vraponte pas meje duke më ushqyer me karbohidrate që më ndihmuan të arrij deri tek vija e finishit”, ka shtuar ajo.

1

Kohë më parë epitetin e gruas më të vjetër pjesëmarrëse në një maratonë po e mbante një amerikane tjetër me emrin Gladys Burrill, e cila gjithashtu ishte 92-vjeçe, por se ishte për 19 ditë më e re sesa kampionia aktuale Thompson. (lajmi.net)