Gjyshi 53 vjeçar që shiti pasurinë e tij për të shkuar në luftë me Xhihadin (Foto)

Jim Atherton, 53 vjecar, la familjen e tij, gruan me tre fëmijë, dhe veshi uniformën për të shkuar në luftë kundër ISIS në Irak. Ai shiti veturën e tij, dy motoçikletat dhe anien për të sponsoruar shkuarjen e tij për në Irak.

Bota

10/08/2015 11:45

Nga këto shitje ai i dhuroi ushtrisë rreth 18.000 dollarë, për të blerë armë, municion dhe rroba ushtarake. Ai dëshiron që t’i bëjë nipat të ndihen krenar me të, dhe është i gatshëm që të vdes në luftë me ISIS, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Jim Atherton, babai i të cilit po ashtu ishte ushtar, ka thënë se ka lënë gjithçka për të shkuar në luftë me ISIS, pasi që edhe vëllai i tij ishte vrarë duke luftuar në Irak në vitin 2006.

Atherton, i cili momentalisht është duke shërbyer në veri të Mosulit, ka thënë se duke qenë në vij të parë të frontit për tre muaj rresht, ai ka parë dyluftime katër herë që nga ardhja e tij.

Gjyshi 53 vjeçar beson se ai tanimë ka gjetur arsyen e jetës së tij, dhe thotë se asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më krenar më veten e tij. (lajmi.net)

Gjyshi 4  Gjyshi1 Gjyshi3Gjyshi 53 vjecar