Gjyqtarja poston video me “Maffia” të Don Xhonit, fillon hetimi disiplinor nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për të

16:53 | 31 Maj 2021

Enkeleda Kapedani do të hetohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për një TikTok.

Kryetarja e Gjyqit të Elbasanit po hetohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkak të disa videove që ka postuar në TikTok, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte publikuar disa video provokuese nga zyra e saj në Gjykatën e Elbasanit në profilin e saj në TikTok ku shihej duke shëtitur korridoreve të Gjyqit nën tingujt e këngës “Maffia”.

Enkeleda po pozonte joshëse brena Gjykatës së Elbasanit teksa Don Xhoni po këndonte “Mafi Mafi Mafia. Rrethi jem o mafios” në sfond.

Video e huazuar nga abcnews.al.

Ndërsa në lidhje me postimin e videove menjëherë ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në krye me Artur Metanin.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përmes një njoftimi ka thënë se do të bëhet hetim disiplinor për gjyqtaren e lartë./Lajmi.net/