Gjyqtarja e parë femër në Ligën e Kampionëve, drejton ndeshjen Juventus – Dinamo Kiev

Sonte (e hënë) është vendosur që gjyqtarja Stephanie Frappart, do të referojë ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamo Kievit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/11/2020 19:18

Frappart do jetë femra e parë në histori që referon në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga shumica e mediave italiane.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Juventusit dhe Dynamo Keivit do zhvillohet të mërkurën dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/