Gjyqtari nxjerr revolen gjatë ndeshjes (VIDEO)
Një xhirim i çmendur vjen nga Brazili ku një gjyqtar ka nxjerr revolen gjatë një ndeshje të futbollit. Gabriel Murta është dërguar për analiza psikologjike edhe pse ka thënë se e shfrytëzoi armën në vetëmbrojtje.

Sport
Gjyqtari Gabriel Murta është polic dhe është arsyetuar se e përdori armën për vetëmbrojtje.
Incidenti ndodhi gjatë duelit të ligës amatore në Brumadinho, mes Brumadinho dhe Amantes Da Bola.
Para se ta nxirrte revolen, Murta u qëllua nga një futbollist i Amantes Da Bola.
Por, fatmirësisht ai nuk e përdori atë.
