Gjyqtari ‘ngjyros’ futbollistët
Gjyqtarët do të përdorin sprej në Kampionatin botëror në mënyrë që futbollistët të ruajnë distancën e duhur në mur, gjatë goditjeve standarde. Por, një arbitër u mundua të jetë tepër i saktë sa që i spërkati edhe këmbët e futbollistëve.
Sport
Në Kampionatin e ardhshëm botëror do të shohim gjyqtarët duke përdorur prej për t’u përkujdesur që mbrojtësit qëndrojnë në distancën e duhur në goditjet standarde.
Por, një gjyqtar ishte aq i vendosur që t’i mbajë futbollistët në vendin e duhur, sa që i spërkati edhe këmbët e tyre.
Meksika zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Portugalisë, dhe gjyqtari Jeffrey Solis pas nevojës për të përdorur sprejin – që largohet pas disa sekondash – e praktikoi atë në fushë por kapi edhe këmbët e futbollistëve Vazquez dhe Gardado që ishin duke formuar murin.