Gjyqtari ndëshkon me të kuq dy portierët e Barcelonës (Video)

Skuadra e Barcelonës nga Ekuadori ka qenë viktimë e gjyqtarit kryesor të takimit, i cili dha dy kartona të kuq për dy portierët e skuadrës, në derbin ndaj Independientes.

Sport

05/11/2014 23:53

Një ndeshje në Ekuador e cila u përfshi në një kaos, bëri që gjyqtari i takimit të largojë nga loja dy portierët nga e njëjta skuadër.

Portierit i skuadrës së Barcelonës nga Ekuadori, Maximo Banguera morri kartonin e tij të dytë të verdhë pasi ishte duke humbur kohë.

Sidoqoftë, zëvendësuesi i tij Damian Lanza, i cili ishte duke pritur që të zëvendësohej, u ndëshkua gjithashtu me të kuq, pasi gjyqtari i katërt i takimit, tha se ai kishte përdorur fjalë të pista në drejtim të gjyqtarit kryesor.

Në fund, ishte Independiente e cila e fitoi takimin me rezultat 2-1, duke shkuar kështu në majen e tabelës me dy pikë më shumë se vendi i dytë.

Video