Gjyqtari italian bën gabim të madh, vë duart në kokë kur kupton lëshimin

Ndeshja mes Vicenzas dhe Arzignano e vlefshme për javën e 34-të në Grupin A të Serisë C italiane bëri mjaft bujë së fundmi. Jo për lojën që dhuruan dy ekipet në fushë apo për faktin se miqtë triumfuan me rezultatin 2:3 pavarësisht se ishin në inferioritet numerik, por për një gafë të arbitrit kryesor Giussepe…

Sport

27/03/2023 08:33

Ndeshja mes Vicenzas dhe Arzignano e vlefshme për javën e 34-të në Grupin A të Serisë C italiane bëri mjaft bujë së fundmi.

Jo për lojën që dhuruan dy ekipet në fushë apo për faktin se miqtë triumfuan me rezultatin 2:3 pavarësisht se ishin në inferioritet numerik, por për një gafë të arbitrit kryesor Giussepe Mucera.

Ky i fundit e mbylli derbin e Venetos një minutë para kohës së rregullt duke shkaktuar një kaos në fushë.

Miqtë nisën të festonin ndërsa nga ana tjetër, vendasit protestuan të zemëruar. Pasi kaluan pak minuta, Mucera kuptoi gafën dhe vendosi duart në fytyrë duke e pranuar gabimin.

Gjyqtari i kërkoi lojtarëve të Arzignanos të vijonin sërish ndeshjen, e cila rifilloi pas ndërprerjes teksa rezultati nuk ndryshoi dhe miqtë në fund festuan me të drejtë, këtë herë me arbitrin që nuk mund t’ia ndërpriste më entuziazmin./SS/