‘Gjyqtari i Unitedit’ në derbin e Manchesterit

Ai që nga shumëkush konsiderohet si “gjyqtar i Manchester Unitedit”, Howard Webb është caktuar të ndajë drejtësinë në derbin e qytetit mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit në Etihad Stadium të dielën. Kjo do të jetë hera e parë që gjyqtari nga Yorkshire është caktuar për të gjykuar derbin e qytetit prej ndeshjes së kthimit…

Sport

16/09/2013 20:00

Ai që nga shumëkush konsiderohet si “gjyqtar i Manchester Unitedit”, Howard Webb është caktuar të ndajë drejtësinë në derbin e qytetit mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit në Etihad Stadium të dielën.

Kjo do të jetë hera e parë që gjyqtari nga Yorkshire është caktuar për të gjykuar derbin e qytetit prej ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Carling Cup 2010, kur Wayne Rooney shënoi golin e fitores në minutën e fundit për Unitedin.

Në të kaluarën, tifozët e Cityt akuzuan Webbin për favore ndaj Unitedit, edhe pse herën e fundit kur ai ndau drejtësinë në njërën prej ndeshjeve të tyre, përjashtoi mbrojtësin brazilian Rafael, kur Chelsea fitoi në Old Trafford në majin e shkuar.