Ka vazhduar paraqitja e anëtarëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane. Të shtunën ndeshje evropiane drejtuan Besfort Jahja e Sherif Xhema.
Dy gjyqtarët e EHF-së nga Kosova ishin të deleguar në ndeshjen e luajtur në Lublin të Polonisë. Ata ishin deleguar në përballjen ndërmjet MKS Perla Lublin dhe skuadrës franceze, Nantes Atlantique Handball.
Ndeshja i takonte fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbolliste.
Fitore me rezultat 31:26 ka shënuar skuadra franceze.
Gjyqtarët kosovarë janë të rregullt në gara evropiane. Delegime tjera priten për ta në vazhdim të edicionit./Lajmi.net/