Gjyqi për Gruevskin shtyhet pas zgjedhjeve

Në lidhje me lëndën e hapur nga Prokuroria Speciale Publike ku janë të akuzuar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakieski për lëndën ”shuplakat në Komunën Qendër në Shkup”, gjykatat kanë vendosur që kjo seancë të mbahet më 16 dhjetor, pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme

17/11/2016 13:20

Bëhet fjalë për rastin kur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakieski bisedonin në telefon për të shkaktuar përplasje në mbledhjen e këshillit të Komunës Qendër dhe porositën që protestuesit t’i bien në shuplakë Andrej Zhernovskit, kryetar i Komunës Qendër.

Kërkesën për shtyerje të seancë për Janakieskin dhe Gruevskin e ka parashtruar avokati i tyre, Nikolla Dodeski. Gjykatat e kanë pranuar këtë kërkesë. /INA