Gjykimi ndaj kosovarëve të dyshuar, dy prej tyre pranojnë se ishin pjesë e ISIS

Nga 32 kosovarët e dyshuar për terrorizëm që duhej të paraqiteshin sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë paraqitur vetëm 11 të akuzuarit që dyshohet se kanë luftuar përkrahë militantëve të grupeve terroriste "Al-Nusra" dhe ISIS.

Lajme

05/06/2015 15:57

Dy prej tyre kanë pranuar se kanë qenë pjesë e organizatave terroriste “Al-Nusra” dhe “ISIS, dhe se kanë qenë të mashtruar, ndërsa dy të tjerët kanë pranuar veprën për armëmbajtje pa leje.

Kurse shumica prej tyre, gjatë deklarimeve dhënë para prokurorit, kanë mohuar që kanë qenë pjesë e grupeve terroriste dhe se kanë shkuar në Turqi për qëllime biznesore.

Emrat e të akuzuarve janë: Kujtim Bytyqi (34), Hadi Nura (27), Besim Shabani (33), Betim Ibrahimaj (28), Adil Bushi (28), Ekzon Latifi (21), Jetmir Bushi (25), Artan Kadriu (28), Bekim Halili (41), Zejadin Berisha (31) dhe Jeton Hajdini (40). Gazetaexpress.