Gjykimi i Mujës shtyhet për 7 nëntor
Trupi Gjykues në Prizren sot ka marrë vendim që gjykimi ndaj Mujës dhe pesë drejtorëve të tij, të shtyhet për muajin nëntor të këtij viti.
Lajme
Ramadan Muja nuk do të ketë nevojë të paraqitet në gjykatë, në procesin kundër tij, deri në përfundim të fushatës zgjedhore.
Gjatë kësaj kohe ai mund të marrë pjesë aktivisht në fushatën për Kryetar të Prizrenit.
Trupi Gjykues në Prizren sot ka marrë vendim që gjykimi ndaj Mujës dhe pesë drejtorëve të tij, të shtyhet për muajin nëntor të këtij viti.
Vendimi për shtyrjen e gjykimit është marrë pasi që në seancën e sotme ka munguar i dyshuari Kadri Ukimeri.
Gjyqtari ndërkombëtar, Vladimir Mikula, tha se në mungesë të Ukimerit, gjykimi shtyhet deri me 7 nëntor.
“ E di që Ukimeri është i sëmurë dhe se duhet të paraqitet për trajtim mjekësor dy herë në javë, por raporti mjekësor i ofruar se ai do të mungojë për 8 deri në 10 ditë në gjykim nuk është bindës”.
“Kërkoj që ky raport mjekësor të jetë i justifikueshëm dhe i plotësuar”.
Ai kërcënoi se nëse Ukimeri do të mungojë në seancat e ardhshme, atëherë rastin e tij do të veçojë.
“Unë që në fillim kam dashur që të veçoj rastin e tij, pikërisht për shkak problemeve të tij shëndetësor, mirëpo Prokuroria ka kërkuar që të mos ndahet lënda”.
Brahim Sopa, avokat mbrojtës i të dyshuarit, Kadri Ukimeri tha se klienti i tij, është sugjeruar nga Spitali i Prizrenit, që për disa ditë të trajtohet jashtë vendit.