Gjykata Supreme vendos që të përsëritet votimi nga jashtë për komunën e Dragashit

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit për jashtë për Komunën e Dragashit.

Lajme

25/11/2021 11:26

Kjo është bërë e ditur në aktgjykimin e kësaj gjykate, transmeton lajmi.net.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.

Duhet përkujtuar që ditë më parë Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend, ku s’është përfshirë Komuna e Dragashit.

Ndryshe për të parin e Dragashit në balotazh shkuan kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini si dhe kandidati i PDK-së, Shaban Shabani./Lajmi.net/