Gjykata Speciale e bën organ paralel edhe Gjykatën Kushtetuese

Tre mekanizma paralelë të drejtësisë do t’i vihen në funksion Gjykatës Speciale, e cila do të trajtojë krimet që pretendohet t’i kenë kryer ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

10/03/2015 07:55

Krahas dhomave të specializuara dhe një Zyre të Prokurorit të specializuar, amendamentet kushtetuese që Qeveria i ka proceduar të hënën në Kuvend dhe që të njëjtën ditë Kuvendi i ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese krijojnë bazën që të formohet edhe një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.

“Koha Ditore” ka siguruar versionin final të amendamenteve, të cilat nuk janë krejt identike me ato që, në fillimvit, Bashkimi Evropian i kishte përcjellë tek institucionet kosovare.

Shumica e vërejtjeve që i kishte bërë një ekip teknik vendës, nuk janë përfshirë në versionin përfundimtar.

Megjithëkëtë, është hequr përmbajtja, sipas së cilës me automatizëm i zgjatej mandati EULEX-it, e po kështu është përmendur një mandat fillestar i Gjykatës Speciale për një periudhë 5-vjeçare.