‘Gjykata Speciale do të vinte në vend dinjitetin e UÇK-së’

Teuta Sahatçia, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetare e LDK-së, ka deklaruar se Gjykata Speciale, e cila pritet të krijohet së shpejti, do të trajtonte pretendimet për krime lufte të anëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

10/04/2014 08:22

Sahatçia, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se kjo gjykatë do të jetë e rëndësishme për pastrimin e emrit  dhe për dinjitetin e UÇK-së.

Deputetja c ka folur edhe për çështjen e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, që partia ku ajo është nënkryetare, LDK-ja, e ka kundërshtuar.

Serbët, ka thënë ajo mund të integrohen në jetën e Kosovës, edhe pa patur vende të rezervuara, madje, sipas saj, vendet e rezervuara janë pengesë për integrimin e tyre në institucionet dhe shoqërinë e re të Kosovës.

Pyetjes lidhur me punën e Grupit të Grave Deputete, ku ajo është kryetare, Sahatçia ju përgjigj se ky grup është tepër aktiv, madje ai njihet dhe përmendet si një shembull i mirë në raportet ndërkombëtare.

Deputetet, ka thënë ajo kanë kapërcyer ndryshimet e tyre partiake dhe nacionale dhe punojnë për fuqizimin e pozitës së gruas.

Por edhe pse janë arritur suksese në pozitën e gruas në shoqërinë e Kosovës, ajo mbetet ende një rrugë e gjatë përpara, ka thënë Sahatçia.