Gjykata shpall të pafajshëm katër të akuzuarit tjerë

13:02 | 21 Janar 2016

Foto nga arkiva: Oliver Ivanoviq gjatë gjykimit

Përderisa Gjykata Themelore shpalli fajtor për akuzat e krimeve të luftës dhe pas saj, Oliver Ivanoviq, katër të akuzuarit tjerë që kishin aktakuza të njëjta, i shpalli të pafajshëm.

Bëhet fjalë për Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq të cilët ngarkoheshin me të njëjtat akuza.

Ivanoviqsë bashku me katër të tjerët akuzoheshin se më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, tani “Ahmet Selaci” dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB-së të Republikës Federale të Jugosllavisë, kishin urdhëruar një grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër personave që nuk ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që të kryejnë vrasjen e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatmir Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi.