Gjykata përmbysi Republikën!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fakt e ka përmbysur Republikën Parlamentare dhe ka shndërruar Kosovën në shtet monist me të drejtë ekskluzive të një partie, ngjashëm në ish-sistemin, ka thënë drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit “Rockfeller Brother”, Haki Abazi. 

Lajme

05/09/2014 12:19

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Abazi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka lënë hapësirë për strategji dhe ka mbyllur çdo hapësirë dhe mundësi të funksionalizimit të institucioneve.

Kjo, sipas tij, ka konfirmuar përshtypjen vendore dhe atë ndërkombëtare se kryetari dhe vartësit e tij në Gjykatën Kushtetuese janë të anshëm dhe përkrahin PDK-në.

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sipas Abazit e ka përmbysur Republikën Parlamentare dhe e ka shndërruar Kosovën në shtet monist.