Gjykata Penale e Madridit urdhëron burgosjen e futbollistit të Bayernit

Mbrojtësi francez po ballafaqohet me probleme ligjore.

Sport

13/10/2021 17:42

Lucas Hernandez theu një urdhër ndalimi ndaj të dashurës së tij, për të cilën ai u shpall fajtor për abuzim në vitin 2010, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave kryesore spanjolle dhe gjermane, Gjykata Penale numër 32 e Madridit ka urdhëruar burgosjen e Hernandez.

Mbrojtja e Hernandez ka paraqitur një apel kundër atij dënimi dhe do t’i takojë Gjykatës krahinore ta shqyrtojë ose refuzojë atë.

Francezi duhet të jetë personalisht i pranishëm në Gjykatë në Madrid më 19 Tetor nga ora 11:00.

Bayern Munich ku luan Hernandezi mbrëmë përmes një deklarate pohoi se klubi nuk kishte njohuri për këtë rast.

Futbollisti u njoftua më 14 shtator lidhur me këtë çështje, por nuk e njoftoi klubin. /Lajmi.net/