Gjykata në Shqipëri i ndërpret paraburgimin kosovarit deri në ekstradim

Gjykata e Apelit në Shqipëri, të mërkurën, ia ka ndërprerë masën e paraburgimit shtetasit kosovar F. Maliqi, i dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 8 vjet burgim, për veprën penale trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë, sipas nenit 283/a të Kodit Penal të Shqipërisë.

Lajme

13/03/2015 18:57

Ndaj të pandehurit u vendos që të shqiptohet masa e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë, deri në marrjen e vendimit për ekstradim nga gjykata e shkallës së parë.

Me të njëjtin aktvendim, Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, miratoi ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke propozuar që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë,Kp.960/2014, i datës 22.01.2015, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa për ekstradimin e të pandehurit, të anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së njëjtë për rivendosje.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë,e refuzoi kërkesën për ekstradim si të pabazuar, por nuk pati mundësi të marrë vendim, në rastin konkret, ngase informacioni i dhënë nga shteti kërkues (Shqipëria), nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë vendim.