Gjykata në Colmar: Sot vendosim për lirimin apo ekstradimin e Haradinajt
Ramush Haradinaj është duke u përballur me ekstradimin e mundshëm në Serbi për t’u përballur me akuza për krime lufte, pas arrestimit të tij dje nga policia franceze në aeroportin e Baselit.
Lajme
Sot është planifikuar që ai të paraqitet në një gjykatë në Colmar, Francë, transmeton lajmi.net.
Sipas gjykatësit Marie- Helene Calvano, gjykata do të vendosë nëse do ta mbajë në paraburgim gjatë procedurave të ekstradimit apo lirimin e tij nën mbikëqyrje gjyqësore.
Calvano ka thënë se sot gjykata do të vendosë nëse do të miratojë ekstradimin. /Lajmi.net/