Gjykata merr një vendim për vrasjen aksidentale të 14-vjeçarit në Suharekë

Sot në Gjykatën Themelore në Suharekë është shpallur vendimi fillestar për vrasjen e cila ka ndodhur aksidentalisht në ahengun e familjes Sopaj në Mushtisht të Suharekës.

Lajme

16/04/2018 15:33

Xhaxhait të viktimës i cili dyshohet se aksidentalisht ka kryer vrasjen, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Gjyqtari i rastit, Robert Tomaj, ka thënë për “Zeri.info”, se është shqiptuar masa e paraburgimit.

“Deri më 14 maj i dyshuari është në paraburgim” tha ai për zërin.