Gjykata mer vendimin për aktorin turk pas skandalit me të dashurën

Ozan është akuzuar për sulm fizik.

ShowBiz

09/07/2020 14:32

Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.

Ata madje kanë publikuar fotot e saj me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll.

Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk. Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura./Lajmi.net/