Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim Slobodan Gavriqit

(E plotësuar) Avokati i Slobodan Gavriqit, Muhamet Humolli, ka deklaruar se Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgimin klientit të tij, i cili u arrestua të enjten nën dyshimet se ka provuar të kryej akt terrorist në Prishtinë.

Lajme

27/12/2014 11:42

“Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim të dyshuarit për terrorizëm”, ka thënë Humolli pas senaces duke mos pranuar të komentoj më shumë.

————————————

Ka nisur procesi gjyqësor për serbin Slobodan Gavriq, i cili dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist në Prishtinë. 

Prokurorja kujdestare e rastit, Drita Hajdari, ka mbërritur në gjykatë, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për paraburgim për serbin Slobodan Gavriq, i arrestuar nën dyshimet se ka provuar të kryej akt terrorist të enjten në Prishtinë. Gjyqtar i procedurës paraprake është Vehbi Kashtanjeva.

Avokat sipas detyrës zyrtare të dyshuarit i është caktuar Muhamet Humolli, por Prokuroria ia ka ndaluar që të komunikoj me media.

Slobodan Gavriq, 46 vjeç, shtetas i Serbisë, është ndaluar të enjten nga Policia në lagjen “Arbëria”, nën dyshimet se ka pretenduar të kryej sulm terrorist.

Në veturën e personit të dyshuar është gjetur sasi e madhe e eksplozivit, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.

Atij iu gjeten rreth 13 kg eksplozivë dhe harta të qytetit t Prishtinës. Ai u arrestu afër Ambasadës amerikane në Prishtinë