Ky rast është shqyrtuar pas kërkesës së familjeve, të cilat janë gjobitur, meqë fëmijët e tyre nuk janë pranuar nëpër shkolla sepse nuk kanë qenë të vaksinuar.
Gjykata ka vendosur se ndonëse politika çeke ndërhyn në të drejtën për jetë private, ekziston nevoja e mbrojtjes së shëndetit publik.
Të gjitha rastet e trajtuara janë të periudhës para pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, çështja e vaksinimeve rutinore të fëmijëve ka fituar shumë vëmendje për shkak të COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Sipas rregullit çek, prindërit janë të obliguar të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një numri sëmundjesh, përveç nëse nuk është e mundur për shkak të arsyeve shëndetësore.
Megjithatë, vaksinat nuk mund të jepen me forcë dhe fëmijët e pavaksinuar nuk mund të përjashtohen në këtë bazë, kur të arrijnë moshën për klasë të parë.
Republika Çeke nuk është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që zbaton masën e vaksinimeve të detyrueshme të fëmijëve.
Vitin e kaluar, Gjermania ka nisur të respektojë një ligj që u kërkon të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit ose në të kundërtën përballen me gjobë deri në 2,500 euro.
Franca dhe Italia po ashtu kanë ndryshuar rregullat për vaksinim, pas shpërthimeve të fruthit në vitet e fundit.