Gjykata e lë në paraburgim të dashurën e Vali Corleones

Gjykata e Gjilanit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dashurës së Vali Corleones e cila e plagosi atë dje. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Gjilanit, shkruan lajmi.net. “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën…

Lajme

12/08/2022 14:07

Gjykata e Gjilanit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dashurës së Vali Corleones e cila e plagosi atë dje.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S”, thuhet në komunikatë.

Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/