Gjykata e Lartë anulon grevën në La Ligë

Gjykata e Lartë në Spanjë ka anuluar grevën e paralajmëruar, duke nënkuptuar se dy xhirot e fundit të La Ligës do të zhvillohen sipas planit.

Sport

14/05/2015 12:49

Gjykata e Lartë në Spanjë ka vendosur të anulojë grevën e paralajmëruar, duke nënkuptuar se dy xhirot e fundit të La Ligës do të zhvillohen sipas planit, raportojnë mediat spanjolle.

Greva fillimisht ishte shpallur nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) së bashku me Unionin e Futbollistëve (AFE), pas mosmarrëveshjeve në lidhje me shpërndarjen e të hyrave nga të drejtat televizive.

Por, Gjykata e Lartë vendosi se greva është e jashtëligjshme dhe kampionati do të vazhdojë.