Gjykata e Apelit zgjedh Makifete Saliuken për anëtare të KGJK-së

Gjykata e Apelit më datën 5 gusht ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Lajme

10/08/2015 09:15

Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nominuar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe me shumicë votash të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka”, thuhet në komunikatën për media të KGJK-së.

Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 vjeçar.