Apeli ia ulë dënimin të akuzuarit për krime lufte nga tetë në gjashtë vjet burg

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor, ka refuzuar si të pa bazuar me 24 mars të këtij viti, ankesën e të pandehurit I.R., kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Lajme

15/04/2015 14:44

I akuzuari në fjalë ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2014, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për krime lufte ndaj popullsisë civile, të kryera në Fushë Kosovë, gjatë viti 1999.

Për këtë vepër penale ai ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Paneli i Apelit, megjithatë sipas detyrës zyrtare, e zvogëloi dënimin e shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 viteve, për shkak të aplikimit të gabuar të Rregullores së UNMIK-ut me numër  2000/59 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.