Gjuriqit i vazhdohet mandati si drejtor i Zyrës për Kosovën
Qeveria e Serbisë ia ka vazhduar mandatin Marko Gjuriqit, si drejtor i Zyrës për Kosovën edhe për tre muajt e ardhshëm, shkruan Danas.

Lajme
Këtë vendim Qeveria e Serbisë e ka marrë një ditë para vizitës së Gjuriqit në Kosovë. Kjo vizitë e tij është me lejen e autoriteteve të vendit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Jetlir Zymberaj këshilltar i ministrit Behxhet Pacolli.
“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.” ka thënë Zyberaj.
Me 26 mars Gjuriq u arrestua nga policia kosovare për shkak të hyrjes ilegale në Kosovë.
Rreth dy orë pas arrestimit ai u dëbua menjëherë për në Serbi.