Gjuriq: Serbia nuk do t’ia lejojë Kurtit gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka deklaruar se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rivendosjen e masave të reciprocitetit, është një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe shantazheve.

Lajme

13/04/2021 08:38

Gjuriq tha se kjo është shumë më e rrezikshme se kërcënimet.

Ai gjithashtu shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë të cilat sipas tij janë të vendosura për dialogu konstruktiv “sigurisht se nuk do të lejojnë që Kurti ose ndonjë udhëheqës tjetër shqiptar të fus gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve në dialog”./Lajmi.net/