Gjuriq: Mbijetesa e Qeverisë Hoti varet nga Lista Serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur për rëndësinë e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës.

Lajme

05/06/2020 11:02

Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen.

Kështu i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Duhet të presim dhe të shohim nëse vendimi i parë i Qeverisë Hoti do të jetë heqja e reciprocitetit”, deklaroi ai.

“Lista Serbe është ajo nga e cila varet kjo Qeveri dhe pres që të jenë në pozitë të mirë”, u shpreh Gjuriq.

Ndërkaq, lajmin për ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e ka cilësuar përpjekje për përzierje nga jashtë në procesin zgjedhor të Serbisë. /Lajmi.net/