Gjuriq: Lista Serbe duhet të hyjë në qeveri

Marko Gjuriq thotë se Lista Serbe duhet medoemos të hyjë në qeverinë e ardhshme të Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja e kësaj liste në qeveri, do të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. 

Lajme

16/09/2014 19:17

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se me përfshirjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në qeveri, do të arrihej një hap para në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të kësaj zyre, thuhet se Gjuriq këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur sot me një delegacion të Këshillit të Europës, ku ka kërkuar edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ai ka folur edhe për aktivitetet e Agjencitë Kosovare të Privatizimit, ku ka thënë se “ky institucion po i kërcënon të drejtat dhe interesat pronësore të komunitetit serb, me likuidimin ilegal dhe privatizimin e subjekteve ekonomike”.