Gjuriq kërkon themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të komunave serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk do të ketë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit.

Lajme

07/08/2014 12:44

Gjuriq me këtë ka bërë të ditur se pika kryesore për Serbinë është themelimi i Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Nuk vlerësojmë se ka mundësi për përparim të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve, përderisa Prishtina vazhdon të injorojë detyrat që dalin nga Marrëveshja e Brukselit”.

“Në fund të fundit, BE është njëfarë garantuesi për zbatimin e kësaj Marrëveshje”.

Ky zyrtar serb tha se Beogradi është duke luftuar për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Po luftojmë për atë që populli ynë të ketë të drejtat maksimale sikur të jetojnë në Serbi. Dhe ne me këto përpjekje tona, do ta bëjmë një gjë të tillë, që u mundëson serbëve një qëndrim të sigurt në Kosovë”.