Gjuriq i ankohet ambasadorit turk për ‘katastrofën humanitare’ të inskenuar në veri të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me ambasadorin turk në Beograd, Tanžuom Bilgičem.

Lajme

10/07/2019 13:52

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është ankuar ambasadori turk në Beograd, Tanžuom Bilgičem, për katastrofën e inskenuar në komunat veriore të Kosovës.

Siç shkruajnë mediet serbe, gjatë këtij takimi Gjuriq citohet t’i ketë thënë ambasadorit Bilgičem, se Prishtina po përpiqet të parandalojë ose pengojë furnizimin e ushqimit dhe ilaçeve në veri të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Përve “katastrofës humanitare”, Gjuriq dhe ambasadori Bilgičem, kanë biseduar edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Sipas tij, që pas vendosjes së kësaj takse, Kosova është duke bërë përpjekje që të parandalojë ose pengojë dhënien e ushqimit dhe ilaçeve, prandaj sipas Gjuriqit, furnizimi i popullsisë, kryesisht në veri të Kosovës, është i pasigurt dhe i parregullt.

Gjuriq citohet t’i ketë thënë ambasadorit Bilgičem, se me këto veprime Kosova ka krijuar një atmosferë në të cilën është e pamundur të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Sipas Gjuriqit, me veprimet e tilla, autoritetet kosovare goditën gjithashtu edhe përpjekjet për të reduktuar hendekun ndëretnik në Kosovë.

Ai shtoi se Beogradi mbetet i angazhuar për dialog, pasi që sipas Gjuriqit, mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor mund të zgjidhen vetëm me marrëveshje dhe kompromis dhe çdo përpjekje për të vendosur një zgjidhje përmes akteve dhe provokimeve të njëanshme do të ketë në mënyrë të pashmangshme destabilizimin e situatës. /Lajmi.net/