Gjuriq hyri në Kosovë një ditë para arrestimit, kishte qëndruar te Milan Radojçiqi, thotë Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka dhënë disa detaje të çuditshme për arrestimin e Marko Gjuriqit.

Lajme

31/03/2018 13:24

Presidenti ka bërë të ditur se drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, kishte hyrë në Kosovë të dilenë, pra një ditë para se të arrestohej.

Madje ka thënë se ka fjetur te Milan Radojçiq, që shpesh përfolet si emri që dirigjion gjithë Mitrovicën Veriore, raporton lajmi.net

“Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën mbrëma dhe ka qëndruar në banesën e Radojçiqit, madje kishte mekanizma dhe indidivdë që e dinin për këtë”, tha Thaçi.

Këto përgjigje Thaçi i dha pasi u pyet për akuzat se arrestimin e Gjuriqit e kishte inskenuar vetë presidenti.

“Ka pasur opinione të ndryshme sa i përket ardhjes së Marko Gjuriqit në Kosovë. Unë për këtë jam informuar gjatë takimit me përfaqësuesit e Kuintit, nga një prej këshilltarëve të mi. Dhe menjëherë kam thënë le të merren të gjitha masat. Qeveria pastaj ka marrë përgjegjësitë e veta, obligimet e veta. Shqetësimi im është se ai(Gjuriq) ka ardhur dhe ka qëndruar në Kosovë, jo veprimi i policisë”, tha Thaçi

Thaçi gjithashtu dha se qysh të premten në dialog me Vuçiqin, e kishte kuptuar se Gjuriqit nuk i ishte dhënë leja për të hyrë në Kosëovë.

Sipas tij, hyrja e Gjuriqit ishte cenim i integritetit territorial të Kosovës. /Lajmi.net/