Gjuriq është në veri të Mitrovicës (Video)
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, i ka shpërfillur autoritetet e Kosovës, duke hyrë në territorin e vendit, pavarësisht se një ditë më parë nuk iu dha leja.

Lajme
Gjuriq, po qëndron sot në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe sipas pamjeve të siguruara nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ai paradite ka vizituar selinë e lëvizjes qytetare “Liria, Demokracia e Drejtësia” që drejtohet nga Oliver Ivanoviq, raporton Klan Kosova.
Aty, ai shfaqi mbështetjen e qeverisë së Serbisë për politikanin serb që po akuzohet për krime ndaj shqiptarëve.