Gjuriq: Do të negociojmë me ndërkombëtarët për mandatet e serbëve

Marko Gjuriq thotë se Serbia do të negociojë me faktorin ndërkombëtar, për të bërë shpërndarjen e mandateve të serbëve në Kuvendin e Kosovës. 

Lajme

10/06/2014 14:27

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar të martën se Serbia do të bëjë negociata me bashkësinë ndërkombëtare për t’i shpërndarë mandatet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Për ne kjo temë është e rëndësisë së veçantë e cila ndikon në nivelin e të drejtave të serbëve dhe ne do të luftojmë me vendosmëri”, ka thënë Gjuriq për RTS-në.

Ai ka shtuar se për këtë do të flasin me “shtetet me më ndikim në Europë dhe më gjerë”, duke saktësuar se për këtë do të flitet edhe në Bruksel.

Duke folur për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, që u mbajtën më 8 qershor, Gjuriq ka vlerësuar se Qeveria e Beogradit dhe serbët e Kosovës kanë treguar përgjegjësi dhe unitet.