Gjuriq do ta vizitojë nesër Ivanoviqin në paraburgim
Marko Gjuriq, i cili nesër do të qëndrojë në Mitrovicën e Veriut, pritet që ta vizitojë edhe Oliver Ivanoviqin në paraburgim.
Lajme
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë në Mitrovicën e Veriut, ku pritet tëvizitojë edhe Oliver Ivanoviqin në qendrën e paraburgimit në këtë pjesë.
Siç thuhet në një komunikatë të kësaj zyre, Gjuriq është zyrtari i parë i lartë serb, i cili do të shfrytëzojë mundësinë për ta vizituar Ivanoviqin në paraburgim.
Ivanoviq është i cili po qëndron në paraburgim që nga 27 janari i këtij viti, dyshohet se ka marrë pjesë në disa krime ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000.