Gjuriq: Dikush nga politikanët në Kosovë, po i frikësohet Speciales

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se dikush nga vendimmarrësit politikë në Prishtinë, po i frikësohet themelimit të Gjykatës Speciale dhe se kjo është arsyeja kryesore që seanca për këtë punë në Kuvendin e Kosovës po shtyhet.

Lajme

02/06/2015 14:10

Zyrtari nga Beogradi, deklaroi se për shtetin e tij, i vetmi opsion mbetet që Specialja të formohet pasi që, sipas tij, kjo do t`i ndihmojë shqiptarët e serbët që t`i përmirësojnë raportet.

Duke e komentuar versionin se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po thërrasin që të formohet Gjykata Speciale, pasi që e dinë që emrat e tyre nuk janë në listë të të dyshuarve, Gjuriq, i tha televizionit B92, se çdo krim ka emrin dhe mbiemrin e vet dhe se autorët e krimeve duhet dhe do të dalin para drejtësisë, transmeton Klan Kosova.